Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO i afërmi i Çajup Selimit, i vrarë në atentat
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar të mërkurën gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiu, të dyshuar për një seri veprash të rënda penale dhe vrasje me pagesë.
Ditën e sotme ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërmi i Çajup Selimit i vrarë në 1 qershor 2022 në Tepelenë.
“Çajup Selimin e njihja kur ishte gjallë. Jetonim në një pallat në Tepelenë. Kur ndodhi vrasja, unë kisha ditëlindjen dhe isha brenda në banesë. Ka qenë rreth orës 21.00 e mbrëmjes. Unë nuk pashë gjë kush qëlloi. Isha brenda në shtëpi kur ndodhi ngjarja, nuk dëgjova as zhurma. Nuk pashë asgjë. U qëllua me dy plumba, njëri plumb më hyri në shtëpi me rrezikoi vajzën dhe gruan. Nuk dëgjova krisma, dola jashtë kur më hyri plumbi në shtëpi bashkë me nusen. Unë pashë vetëm që atij i dilte gjak nga goja. Vetëm unë iu afrova, e kuptova që kishte vdekur. U mundova t’i jap ndihmën e parë, por ai nuk reagoi. Nuk kisha mundësi t’i beja gjë, ai nuk reagonte fare. Doli nusja e tij duke bërtitur, pastaj dolën të gjithë poshtë. Edhe ata nuk kishin dëgjuar gjë. E mora vesh pastaj nga televizori se pse kishte ndodhur. E njihja djalë punëtor, të qetë, punonte, e njihja për pozitiv. Çajupi shiste çimento, kishte magazinë. Takoheshim bashkë, në kafe nuk u ulëm kurrë sepse nuk pinte, por bisedonim. Derisa u vra nuk kam ditur gjë, mora vesh më vonë që ka pasur probleme. Kishte pasur sherr me ca çuna nga fshati, me të tjerë nuk di gjë. Si fytyra i njoh, me emra nuk i mbaj mend. Janë tre çuna kishin bërë sherr me të, pastaj erdhën te varrimi. Sherri u mbyll më pas mes tyre. Ahmet Abedinin e njoh. Ka një dyqan aty në krah të Çajupit. Drita Abedinin, gruan e Ahmetit e njoh. Nuk di të ketë pasur konflikt mes tyre”, tha në dëshminë e tij para gjykatës Leonard Selimi.
Biznesmeni Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, në Tepelenë u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Vrasja e tij u zbardh nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili tregoi se autorët e vrasjes janë Leart Haxhiu, Erisiano Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Lomaçka dhe Bujar Abedini.
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit