Rama: Pezullimi i një ministri nga gjykata, ndërhyrja më brutale në legjislativ

26 Shkurt 2026 | 12:45

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se pezullimi i një ministri nga gjykata është një ndërhyrje e hapur në pushtetin legjislativ.

Ai iu referua edhe kërkesës së shoqatës së gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave duke e cilësuar atë gjithashtu ndërhyrje në kompetencat e pushtetit legjislativ në një vend që siç tha ka 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjienike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vonuar për t’i nxjerrë këto mësime”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026