I vodhi 550 mijë lekë një gruaje përmes mashtrimit dhe mori kredi në emër të saj, pranga 41-vjeçarit në Krujë

27 Shkurt 2026 | 08:48

Policia e Krujës këtë të premte ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi dyshohet se i ka marrë 550 mijë lekë një shtetaseje përmes mashtrimit. Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi Fation Xhezairi, 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

Gjithashtu bëhet e ditur se 41-vjeçari, pasi mori shumën e lekëve, ka hapur kredi në emër të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë  identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026