Rama për hedhjen e molotovëve: Turp gjykatësit, i lirojnë zjarrvënësit sapo i arreston policia

1 Mars 2026 | 13:55

Kryeministri Edi Rama reagoi përsëri nga ambientet e Vila 31 Art Explora, duke komentuar hedhjen me molotov ndaj godinës për të cilën Rama nënvizon se sot shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.

Rama akuzoi organizatorët e e këtij veprimi dhe kritikoi ashpër gjyqtarët që, sipas tij, lirojnë personat e arrestuar për akte të tilla.

Rama theksoi se sulmi nuk cenon vetëm një godinë, por imazhin e vendit.

Reagimi i plotë:

 “Jam këtu me Drejtoren ekzekutive të fondacionit Art Explora. Vila 31, ish-shtëpia e diktatorit, selia e fondacionit prestigjioz Art Explora, që u godit mbrëmë nga flakët e plehrave të kazanit të ligësisë tetëdhjetë e kusur vjeçare, për turpin e madh jo të kriminelëve të paguar për të hedhur bombat artizanale që prodhohen në selinë e PD-së, as për turpin e PD-së, se PD-ja është një coftinë që s’ka më as fuqi të ketë turp, po për turpin e atyre gjykatësve që paguhen si frëngu pulën nga taksat e shqiptarëve dhe i nxjerrin prapë në rrugë zjarrvënësit sapo i arreston policia”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026