Vajzat në qendër të 8 Marsit, organizohet turneu rajonal U-14 në Shtëpinë e Futbollit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë u organizua një turne rajonal me pjesëmarrjen e ekipeve të vajzave të moshës U-14. Aktiviteti u kthye në një festë, duke vënë në qendër rolin, energjinë dhe talentin e vajzave në sport.
Turneu mblodhi rreth 120 futbolliste të reja nga të gjithë rajonet e vendit, të shoqëruara nga stafet respektive të skuadrave, të cilat krijuan një atmosferë pozitive dhe plot entuziazëm sportiv, duke treguar pasionin e tyre për lojën. Në këtë aktivitet morën pjesë Përfaqësueset Rajonale të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës dhe Gjirokastrës, të cilat u përballën me njëra-tjetrën në një seri ndeshjesh dinamike dhe emocionuese.
Turneu u ndoq nga afër edhe nga stafi teknik i federatës, ku Daniela Kodra, Cyme Lulaj dhe Rabie Tota vëzhguan me kujdes të gjitha ndeshjet, me fokus evidentimin e talenteve të reja dhe ndjekjen e zhvillimit të tyre në kuadër të projekteve për zhvillimin e futbollit të vajzave.
Në përfundim të aktivitetit, për të vlerësuar dhe motivuar pjesëmarrjen e tyre, të gjitha vajzat pjesëmarrëse u pajisën me certifikata mirënjohjeje, si simbol i angazhimit, pasionit dhe energjisë që sollën në këtë turne.
Përmes aktiviteteve të tilla, Federata Shqiptare e Futbollit vijon të inkurajojë pjesëmarrjen e vajzave në sport dhe të promovojë zhvillimin e futbollit të femrave në të gjithë vendin, duke krijuar më shumë mundësi për brezat e rinj.

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut