Mungon Rrahmani, Foda shpall listën e Kosovës për “play-off”-in e Kupës së Botës

20 Mars 2026 | 16:02

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovë, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Dardanët” do të përballen me Sllovaki në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Në rast fitoreje, Kosova do të luajë finalen më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri, ku kundërshtari do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.

Për këto sfida vendimtare, Foda është përballur me disa mungesa të rëndësishme, pasi për shkak të lëndimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.

Ndërkohë, në Kombëtare janë rikthyer sërish Florent Hadergjonaj dhe Vesel Demaku.

Trajneri Franco Foda do të japë më shumë detaje lidhur me listën dhe përgatitjet për duelin me Sllovakinë në konferencën për media, e cila do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, ditë në të cilën fillon grumbullimi zyrtar i “Dardanëve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026