Sot kremtohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e bektashinjve

22 Mars 2026 | 10:28

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Kjo ditë përkon me ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Në këtë ditë, përveç riteve fetare, besimtarët bektashinj shkëmbejnë edhe vizita e dhurata me njëri-tjetrin.

Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët bektashianë me disa pamje nga “teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim”. Një urim po ashtu Rama e kishte edhe gjatë fjalës hapëse në podkastin e tij ‘Flasim’.

“Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashinj, e qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditësh të mbara, për ta e për të dashurit e tyre. Por, padyshim uroj që të tilla të jenë edhe ditët që ka përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë se ashtu do të jenë”, tha mes të tjerash Rama gjatë fjalës në podcastin e tij.

Gjithashtu, Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale uroi besimtarët për këtë ditë të shënuar. 

“Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, ka shkruar mes të tjerash Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026