“Sa raketa disponon Irani?”, gjenerali: Irani befasoi gjithë analistët e luftës, ja rreziku që mund t’i krijojë SHBA
Gjenerali i njohur Hysen Gecaj ka folur këtë të premte për Balkan Talks me moderator Frank Egro në Euronews Albania mbi luftën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme dhe konkretisht në Iran, mes Izraelit dhe SHBA. Gecaj ka thënë se Irani, në pikën që ka befasuar më tepër është kapaciteti i raketave me rreze të gjatë.
“Meçollari me të drejtë i analizoi dhe i parashtroi disa ide të cilat qëndrojnë në kuptimin taktik dhe strategjik. Mirëpo dihet shumë mirë që asnjë plan që sajohet në një territor të caktuar paraprakisht mund të vijë te ndryshimet dhe nuk i mbijeton deri në fund fillimit apo synimit të tij. Prandaj janë dhe këto gapet që u përmendën nga zoti Meçollari dhe sigurisht që gjatë luftimit dhe duke i parë mangësitë do të tentohet që të gjenden zgjidhje më adekuate për të vijuar më tutje me luftimet. Prandaj e them që dhe Irani me veprimet e veta ushtarake që shumicën e analistëve të ndihen të befasuar me veprimet, por kjo pritej se Irani ka pasur kapacitete. Dhe është shumë e pritshme dhe shumë normale që kur një shtet sulmohet përdor kapacitetet e tij. Këto kapacitete do të vazhdojnë dhe më tutje. Prandaj për mua kjo nuk është një befasi e madhe. Ajo çka ka qenë e panjohur kanë qenë raketat me rreze të gjata veprimi. Por shtrohet pyetja që sa raketa ka Irani dhe sa rrezikon Amerikën. Kjo është një përcaktues që detyron SHBA dhe Izraelin që të rishqyrtojnë planet e mëhershme.” – tha Gecaj.
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 18:57 Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 18:49 Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:36 Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:30 Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi