“Çmimi i naftës, taksa e qarkullimit, çmimi i biletës së transportit”, përgjigjet pas mbledhjes së qeverisë Enea Karakaçi

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
1 Prill 2026 | 14:03

Pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë ka folur dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Karakaçi është pyetur nga mediat lidhur me çmimin e naftës dhe taksën e qarkullimit. Ministri ka bërë me dije se qeveria ka arsyetuar, sipas tij, ngritjen e Bordit të Transparencës dhe nga ana tjetër, për implikimet fiskale, ai ka thënë se nuk mund të ndërhyhet në kohë krize.

“Vë re që ka një keqkuptim përsa i përket taksës së qarkullimit. Çdo shtet sot e ka taksën e qarkullimit, mënyra se si ajo taksë vilet është ndryshe, është në varësi të praktikave të shteteve përkatëse. Ka shtete që taksën e qarkullimit e mbajnë me pagimin e taksave vjetore të mjeteve të transportit, ka dhe shtete si Shqipëria që e kanë taksën e qarkullimit në çdo litër karburant të konsumuar. Vlerësimi i qeverisë është që taksa e qarkullimit nga litrat e naftës është më proporcionale, sepse paguan më shumë ai konsumator, ai klient i cili përdor më shumë mjetin. Nga ana tjetër, për lehtësimin e barrës mbi çmimin e naftës janë dy masa: ngritja e Bordit të Transparencës, i cili vendos çmimin tavan dhe pavarësisht të gjitha diskutimeve, akoma nuk kam dëgjuar një element që ky bord ka marrë ndonjëherë vendim në dëm të qytetarëve. Nga ana tjetër, për implikimet fiskale, qeveria ka menduar se nuk duhen prekur dhe sidomos në kohën e krizës.” – tha Karakaçi.

Nga ana tjetër, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka folur dhe për transportin publik, ku ka thënë përpara gazetarëve se ka takuar shoqatat e transportit për të diskutuar kërkesat dhe çmimin.

“Sot përpara mbledhjes së qeverisë ishim në takim me shoqatat e transportit urban dhe interurban, do të ulemi sërish, po e shikojmë me vëmendje.” – tha Karakaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026