Rama: Do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike, synimi për çmim real sipas bursës
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në tregun e naftës në vend do të hyjë një kompani publike për të garantuar që qytetarët të mos paguajnë më shumë se ç’ju takon. Rama e bëri të ditur këtë lajm gjatë Asamblesë së PS-së në njësinë nr.4 në kryeqytet.
Rama shtoi se për naftën do të ketë çmim real, duke u bazuar te bursa ndërsa sa i përket ligjit për rezervat, tha se është në proces konsultimi.
“Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike, për të garantuar që qytetarët nuk detyrohen të paguajnë më shumë se ç’ju takon. Ligji për rezervën, ligji i ri është në proces konsultimi. Kemi pasur një naftë që markohej, për të identifikuar naftën që vjen në mënyrë legale. U munduam ta rregullonim. Kemi krijuar kompani publike, do nxjerrim për 1 ose 2 muaj një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm. Do formalizojë tregun e naftës. Ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke vendosur një çmim real duke u bazuar te bursa”, theksoi ai.
Rama shtoi se sot një sasi e naftës në Shqipëri është jashtë radarëve të shtetit dhe se po punohet me ndihmën e një kompanie nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ta vendosur situatën nën kontroll.
“Ne kemi problem naftën. Por nafta është problem gjithëandej, për shkak të luftës. Kemi pasur një naftë që markohej, që vendosej një komponent kimik për të identifikuar naftën që hyn në mënyrë legale dhe jo kontrabandë. Ishte një koncesion i trashëguar, ne u përpoqëm ta rregullonim, por ajo ishte bojë që hollohej kollaj. Tani, bashkë me kompaninë publike që kemi krijuar, kemi krijuar një tjetër kompani publike bashkë me kompaninë që ka shteti në Emiratet e Bashkuara dhe do të nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm. Do të ndihmojë shumë kjo për të formalizuar deri në fund tregun e naftës. Sepse ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit. Tjetra që ndodh me naftën është e ashtuquajtura naftë tranzit, që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësorë me Shqipërinë dhe pastaj ngelet në Shqipëri në mënyrë ilegale. Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani, ku shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, për të ndjekur gjithë naftën tranzit që deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv”, tha Rama.
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit