Asambleja e PS në Vlorë, Rama: Sot dera e BE është e hapur për Shqipërinë

13 Prill 2026 | 17:41

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë të hënën.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama tha se dera e Bashkimit Europian është e hapur për Shqipërinë dhe duhet bërë gjithçka që të avancohet sa më shpejt në procesin e anëtarësimit.

Ai bëri thirrje që në zgjedhjet e ardhshme lokale, shqiptarët të votojnë masivisht PS, pasi siç tha është e vetmja forcë politike që mund të përmbushë misionin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Sot dera e BE-së është e hapur, sepse nëse nuk do të ishte e hapur, ne s’do t’i kishim hapur dot të gjithë kapitujt e anëtarësimit në 11 muaj siç nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër para nesh. Natyrisht ne i kemi hapur të 11 kapitujt, pasi kemi qenë gati…Shtetet shikojnë politikisht, mjafton njëri të thotë ‘jo’ dhe ne nuk avancojmë dot, kështu na ka ndodhur 3 herë, ndërsa në periudhën e fundit na ka ndodhur e kundërta; të 27 vendet kanë qenë dakord. Ndërkohë këtu shpërtheu një furtunë e madhe, ‘u bllokuan negociatat’, tani ata që thoshin ‘ne kurrë s’do futemi në BE’, tani thonë ‘ishim te dera e BE dhe nuk na futi Edi Rama’. Ajo që nuk është normale, është që PS të humbasë fokusin nga gjërat që kanë rëndësi vërtetë. PS duhet të krijojë imunitet të plotë nga gjithë kjo mjegull dhe gjithë kjo baltë, që synon të mjegullojë sytë edhe të anëtarësisë tonë. Është shumë e rëndësishme që të mos kemi humbje kohe dhe luhatje. Në fund të janarit, Parlamenti votoi 27 ligje deri në mëngjes. Ishin 27 ligje që ishin pjesë e negociatave”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026

Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Agjencitë amerikane të inteligjencës po e paralajmërojnë qeverinë amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndërmarrë veprime që do të minonin përpjekjet e Uashingtonit...
19:30 | 19/06/2026

Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Qytetarët protesuan këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....
18:41 | 19/06/2026