Ish-presidenti Meta letër Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Po më shkelen të drejtat themelore
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër publike Komitetit të Helsinkit, ku ngre akuza për shkelje të të drejtave të tij gjatë qëndrimit në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”.
Në letrën e gjatë Meta pretendon se po i mohohen të drejta themelore që nga kufizime në ajrosje deri te mungesa e transparencës lidhur me vendimet disiplinore.
Ai e cilëson situatën persekutimi politik, ndërsa kërkon trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë dhe respektim të plotë të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Ajo që më shqetësoi më shumë nga takimi me përfaqësuesin tuaj ishte se përgjegjësi i Policisë i kishte thënë se edhe unë bëj ajrosje dy herë në ditë si gjithë të tjerët.
Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha.
Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit.
Që nga dënimi im, pas komunikimit telefonik me gazetaren Znj. Aida Toncica në 2 korrik 2025, përmes numrit të avokatit tim Z. Kujtim Cakrani, unë bëj vetëm një herë në ditë ajrosje, ndryshe nga 500 banorët e tjerë të IEVP-së “Jordan Misja” dhe këtë e dinë dhe e shohin të gjithë këtu, përveç këtij shefit të Policisë.
Po kështu, duhet të dini se edhe sot e kësaj dite edhe pse e kam kërkuar zyrtarisht edhe përmes avokatit tim, ende nuk na është dhënë vendimi zyrtar se përse jam dënuar unë nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja”, që në 2 korrik 2025.
A nuk kam të drejtë edhe unë si çdo qytetar që të njihem me bazën ligjore dhe arsyet e këtij vendim-dënimi?
Po kështu, pse të më mohohet e drejta edhe mua, si çdo qytetari tjetër për t’u ankuar?
Akoma më e rëndë është përgjigjja për ju, e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që vlerëson se çfarë duhet të them unë në media kur pyetem apo se nuk duhet të flas për çështjen penale kundër meje pasi kjo mund të shqetësojë prokurorët.
Pra, të tjerët kanë të drejtë të shpërndajnë gënjeshtra në media se gjoja kanë dalë fakte të reja nga hetimi kundër Metës, se gjoja Meta ka përdorur karta amerikane, ndërsa unë nuk paskam të drejtë t’u them të gjithë shqiptarëve se jo vetëm karta amerikane dhe europiane, por kurrë nuk kam patur mundësinë të përdor as kartë shqiptare.
Në një vend demokratik, jo vetëm prokurorët kanë të drejtë të akuzojnë apo edhe të abuzojnë për fat të keq, e kjo varet nga personaliteti i tyre, por edhe i akuzuari ka të drejtë të mbrohet publikisht dhe të distancohet nga gënjeshtrat në adresë të tij”, shkruan veç të tjerash Meta.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve