Presidenti liron nga detyra 5 ambasadorë, dekretohet ambasadori i BE-së dhe Belgjikës
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh për lirime dhe emërime në trupin diplomatik shqiptar, duke sjellë ndryshime në disa prej përfaqësive kryesore të Shqipërisë jashtë vendit.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, janë liruar nga detyra disa ambasadorë që shërbenin në vende dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Mes tyre, është liruar nga detyra Riza Poda, i cili mbante postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, si dhe njëkohësisht ishte i akredituar edhe në Bangladesh, Korenë e Veriut, Vietnam, Mongoli dhe Tajlandë.
Po ashtu, është dekretuar lirimi i Bardhyl Canajt nga detyra e ambasadorit në Republikën e Serbisë, rezident në Beograd.
Nga detyra është liruar edhe Sami Shiba, i cili shërbente si ambasador në Republikën Arabe të Egjiptit, si dhe ishte i akredituar në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan.
Në listën e ndryshimeve përfshihen gjithashtu Vasilika Hysi, e cila mbante postin e ambasadores pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, si dhe Albana Dautllari, ambasadore në Mbretërinë e Belgjikës dhe e akredituar në Luksemburg.
Në të njëjtin njoftim, Presidenca bën të ditur edhe emërime të reja në shërbimin diplomatik.
Gazmend Barbullushi është emëruar ambasador i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, rezident në Bruksel, si dhe njëkohësisht ambasador jo rezident në Dukatin e Madh të Luksemburgut.
Ndërkohë, Albana Dautllari është emëruar ambasadore e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Bashkimit Evropian.
Presidenca nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyet e këtyre ndryshimeve në trupin diplomatik.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona