Tym i dendur në Elbasan nga djegia e gomave, zjarrfikësit shuajnë flakët

20 Prill 2026 | 14:17

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të hënë në periferi të Elbasanit, buzë lumit Shkumbin, në një zonë jashtë territorit të ish-Kombinatit Metalurgjik.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga djegia e gomave në ambient të hapur, duke prodhuar sasi të konsiderueshme tymi dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës përreth.

Autoritetet kanë sqaruar se ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë aktivitet brenda territorit të ish-Kombinatit Metalurgjik.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata paraqitet nën kontroll.

Paralelisht, Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në normalizimin e plotë të situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026