Spray për arinjtë? Prençi: E blemë në Izrael pas 21 Janarit, ja për çfarë përdoret

20 Prill 2026 | 22:04

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me përdorimin e sprait ndaj protestusve gjatë protestës së opozitës më 17 prill. Prençi hodhi poshtë pretendimet se spraji i përdorur është spraj për arinjë.

Ai u shpreh se spraj është blerë në Iran dhe është i certifikuar. Ndër të tjera, ai theksoi se policia ka bërë shkelje flagrante duke goditur deputetët e PD-së. Prençi tha se ndërhyrja nga policia me spraj ndodh ku palët kanë mjete të forta e cila sipas tij në rastin e aktivistit të PD-së, Aulon Kalaja dhe të tjerët nuk kishin asnjë mjet të fortë.

“Spraj është profesional, është pjesë e armatimit të strukturave të posaçme operacionale që përdoren për shpërndarjen e turmës, por ka një protokoll mbi procedurën standarte. Normalisht unë jam një ndër autorët e kësaj sepse që në atë kohë është bërë blerja e pajisjeve. Kam qenë drejtori i forcave lëvizëse operacionale në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Pas ngjarjeve të protestës 21 janarit një ekip katër drejtuesve të lartë të policisë së shtetit kemi shkruar në Izrael dhe kemi blerë pikërisht këto pajisje për, kundra protestave. Janë të çertifikuara, janë të standardtizuara dhe përdoren.

Tashti në aspektin e përdorimit ka një vijë demarkacioni ku përdorën këta dhe ndaj kujt përdoren.
Edhe shihet se ndaj kujt përdorën. Goditja me topin ujëhedhës drejtpërsëdrejti në tribunë ku ka qenë lideri i opozitës shqiptare dy protesta më parë, përdorimi i gazit lotës direkt ndaj liderit të opozitës dhe goditja me sprajt kundër Aulonit dhe kundër deputetit Luçiano Boçit edhe deputetit Balliu është shkelje flagrante.

Sepse nuk kemi veprime të dhunshme, kemi mungesë proporcionaliteti. Proporcionaliteti buron nga veprimi i protestuesit, dhe ti si polici e profesionalizuar për ndërhyrje, për shpërndarje të turmet duhet të dish ndaj kujt ta përdorësh. Ta përdorësh ndaj atij që ka mjete të forta sepse unë nuk i shoh këto me mjete të forta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026