Rama vizitë në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit! Takim edhe me Mitsotakis
Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit i cili do të zhvillohet nga 21 deri më 23 prill.
Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ecurinë e punës së përbashkët për dokumentin e ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve, për të cilin janë angazhuar ekipet e ministreve të jashtme të dy vendeve.
Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.
Ky forum është një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.
Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)
New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 18:21 Lufta nis sërish? Gazetari nga Moska: Memorandumi SHBA-Iran, pushim para stuhisë
- 18:00 Akuza për ngacmim seksual, pastori në Luiziana dënohet me 80 vite burg
- 17:53 Rritet fluksi në plazhin publik të Vlorës, pushueesit kërkojnë më shumë hapësira të lira
- 17:40 Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona
- 17:35 Irani: Do të marrim masat e nevojshme nëse SHBA nuk përmbush detyrimet
- 17:32 Rritet numri i vizitave dentare në verë, specialistët: Mos i neglizhoni dhëmbët e qumështit