Rastet e përndjekjes në rritje, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve

29 Prill 2026 | 18:23

Rastet e përndjekjes, si në jetën e përditshme ashtu edhe në platformat online, po shënojnë rritje në Shqipëri, duke u kthyer në një shqetësim serioz social. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo vepër penale është rritur me 69% nga viti 2024 në vitin 2025.

Psikologët e lidhin këtë trend me shtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në të gjitha grupmoshat. Psikologia klinike dhe psikoterapistja, Besmira Lahi, e cilëson këtë situatë si një sinjal alarmi për shoqërinë dhe institucionet.

“Vërehet një rritje e dukshme e çrregullimeve psikologjike të raportuara në të gjitha grupmoshat. Ky është një alarm që duhet adresuar nga strukturat shëndetësore dhe shoqërore”, shprehet Lahi.

Sipas saj, përndjekja lidhet shpesh me dyshime të ekzagjeruara dhe çrregullime si paranoja apo deluzionet, ku individi humbet kontaktin me realitetin dhe nuk është i vetëdijshëm për veprimet e tij, ndërsa dëmi që i shkakton palës tjetër mund të jetë i madh.

Fenomeni shfaqet si në hapësirat fizike, ashtu edhe në ato digjitale, përmes abuzimit me komunikimet online. Në shumicën e rasteve, përndjekësit janë meshkuj, shpesh të përfshirë në situata refuzimi në marrëdhënie personale apo të prekur nga probleme të lidhura me përdorimin e substancave psikoaktive.

Ekspertët theksojnë se përndjekja është një problem që mund dhe duhet të trajtohet në kohë. Ata u bëjnë thirrje familjarëve dhe kolegëve që të jenë të vëmendshëm ndaj sjelljeve të tilla dhe t’i referojnë sa më shpejt rastet në strukturat përkatëse shëndetësore, në mënyrë që personat e përfshirë të marrin ndihmën e nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026