Nga kthjellimet te vranësirat në mesjavë, parashikimi i motit nga meteorologu Hakil Osmani
I ftuar në një lidhje live në Euronews, meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të detajuar për kushtet atmosferike të kësaj jave në vend. Sipas tij, moti do të vijojë me ndryshime graduale, duke kaluar nga intervale të kthjellëta në shtim të vranësirave dhe reshjeve të izoluara në disa zona.
Osmani theksoi se java nis me mot të qëndrueshëm dhe me dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa nga mesi i javës pritet një shtim i vranësirave, sidomos në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit. Në fundjavë, kushtet atmosferike përmirësohen ndjeshëm.
Sipas parashikimit, temperaturat do të kenë luhatje të lehta gjatë ditëve në vijim, me një rritje deri në mesin e javës dhe më pas një ulje të përkohshme ditën e premte, për t’u rikthyer sërish në rritje gjatë fundjavës.
“Dita e sotme të paktën deri në orët e pasdites mbetet me mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave, vranësira të cilat do të jenë dominante përgjatë ditës së mërkurë dhe të enjtes, duke bërë që herë pas here të ketë edhe momente të pakta reshjesh të izoluara, kryesisht të dukshme në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore. Dita e premte pritet që reshjet të jenë më prezente në territorin shqiptar, duke u shfaqur kryesisht në veri dhe në zonat qendrore, ndërsa shumë më të pakta dhe të izoluara do të jenë në zonat jugore. Për fat të mirë, fundjava sjell menjëherë ndryshim të kushteve të motit, me dominim të motit të qëndrueshëm, intervale të gjata kthjellimesh gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, ndërsa në pasdite kalime të lehta vranësirash, por pa reshje. Për sa u përket temperaturave të ajrit, edhe pse do të kemi prezencë vranësirash, do të ketë një rritje të ndjeshme të tyre të paktën deri ditën e enjte, duke bërë që maksimumet të ngjiten pranë vlerave 28–29°C në orët e mesditës, kryesisht në zonat jugperëndimore. Po ashtu edhe në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale do të ngjiten deri në 6–7°C në qytetet e zonave malore. Dita e premte, duke qenë se do të ketë vranësira të dendura, pritet të sjellë një rënie të përkohshme të temperaturave të ajrit me rreth 3°C, duke bërë që maksimumet të zbresin rreth 26°C, por fundjava sjell sërish rritje të menjëhershme të temperaturave, duke bërë që maksimumet të jenë lehtësisht edhe mbi 29°C në qytetet e zonave të ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat malore maksimumet pritet të regjistrohen rreth 22–23°C”, tha Osmani.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)