Berisha akuza Ramës nga Kruja: Largoi shqiptarët nga vendi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte këtë të mërkurë në Krujë në një aktivitet me rastin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Nga aty, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale politike në vend, duke e krahasuar në mënyrë figurative qeverisjen e sotme me një “pushtim”, që sipas tij ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës për emigracionin dhe për pengimin e integrimit europian të vendit.
“Një pushtim tjetër, ndër më të egrit që ka njohur historia, detyroi si kurrë më parë 47 përqind të shqiptarëve të largohen në 10 vite nga Shqipëria. Dhe ky nuk është një sulltan osman, jo, ky është një argat i Beogradit, për shqiptarët më i zi shumë herë se Gjeorgjeviçi, më i zi se Vuçiçi, më i zi se Çubrilloviçi. Sepse me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve, ky ka tejkaluar Vuçiçin”, tha Berisha.
Berisha u bëri thirrje mbështetësve të vijojnë betejën politike “deri në çlirimin e Shqipërisë”, duke e lidhur frymëzimin me figurën e Skënderbeut.
“Të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm, të vazhdojmë këtë betejë deri në çlirimin e plotë, deri në shpëtimin e plotë të Shqipërisë, derisa t’i bëjmë qytetarët shqiptarë të lirë, ashtu si prijësi i tyre i përjetshëm, Skënderbeu”, përmbylli Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi figurën e Skënderbeut dhe kontributin e tij në mbrojtjen e Shqipërisë dhe Evropës, duke e cilësuar si një nga figurat më legjendare të historisë.
“Skënderbeu ishte dhe është habia e shekujve, se si një njeri me pak njerëz, pa mbështetje, i qëndroi perandorisë më të madhe të kohërave. I qëndroi dhe e mundi në 25 beteja. Skënderbeu është legjendar në mbrojtjen që i bëri Evropës. Pa luftërat e tij, osmanët do të kishin hyrë me kohë në zemër të Evropës. Figura e Skënderbeut meriton mijëra nderime, meriton çdo vepër dhe çdo respekt. Ndaj dhe për ne, sot këtu kremtojmë pavdekësinë e tij. Skënderbeu për 25 vite zhvilloi 25 beteja dhe, si askush tjetër, i fitoi ato. Betejat e tij janë një kryevepër e artit ushtarak, që edhe sot studiohen në akademitë ushtarake më serioze të botës”, tha Berisha.
I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 69-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin