Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Sarandë, Rexhep Ismaili nuk ishte shënjestër e atentatit

8 Maj 2026 | 09:55

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.

Një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar në orën 21.28 në lokalin e Rexhep Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij. Personat që shkuan aty, kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie.

Në momentin qe grupi i personave ka shkuar në vendngjarje, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit me 66-vjecarin Ismaili dhe 4 persona të tjerë. Menjëherë ka nisur një debat verbal dhe më pas fizik me sende të forta mes palëve. Autorët dyshohet se nuk kishin qëllim konfliktin me Rexhep Ismailin.

Pasi janë goditur me sende të forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për valën e review-ve negative ndaj bizneseve turistike shqiptare, duke e cilësuar si një sulm të organizuar me ndikim në...
09:44 | 11/07/2026

Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me, sipas tij, një sulm të organizuar ndaj faqeve të bizneseve shqiptare në Google, duke deklaruar...
21:59 | 10/07/2026

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Korça se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për...
20:57 | 10/07/2026