Vlorë, hapet sezoni veror me koncert madhështor në Lungomare

10 Maj 2026 | 18:58

Vlorë ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me një koncert festiv në zonën e “Plazhit të Ri” në Lungomare, ku qindra qytetarë dhe turistë vendas e të huaj ndoqën një mbrëmje artistike dhe festive.

Në skenë performuan artistë të njohur të muzikës shqiptare si Xhensila Myrtezai, Klajdi dhe Bruno, Adelina Ismaili dhe Abelomania, duke krijuar atmosferë të gjallë dhe festive në qytetin bregdetar.

Nata u shoqërua me duartrokitje të shumta nga publiku, ndërsa spektakli u mbyll me një shfaqje fishekzjarresh mbi Lungomare.

Sezoni veror në Vlorë zhvillohet nën programin “Val On”, i Bashkisë së Vlorës, i cili vijon me aktivitete edhe në datat 9 dhe 10 maj, ku priten edhe koncerte të tjera me artistë si Noizy, Ronela Hajati dhe Elgit Doda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026