Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

16 Maj 2026 | 20:38

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve amerikanë për anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO.

“Administrata amerikane ka ndërmarrë një riorganizim të plotë të Departamentit të Shtetit, duke larguar rreth 1500 punonjës dhe duke bashkuar portofolet e zyrtarëve. Për shembull, drejtori që mbulonte Ballkanin më parë kishte 12 shtete në ngarkim, ndërsa tani mbulon 26 shtete.

Mungesa e emërimit të ambasadorëve të rinj në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe Beograd vjen si pasojë e sfidave të mëdha globale me të cilat përballet lidershipi i lartë amerikan, siç janë konfliktet në Ukrainë, Gazë, tensionet me Iranin dhe ripozicionimi strategjik kundrejt Kinës”, tha ai.

Vulaj ka folur edhe mbi dinamikat e lobizmit ku thekson se Kosova aktualisht nuk ka fare lobistë në Uashington dhe e nënvlerëson rolin e tyre strategjik.

“Në të kundërt, Serbia ka shfrytëzuar këtë boshllëk duke luajtur një lojë shumë efektive lobizmi. Pavarësisht se Serbia rreshtohet në anën e gabuar të historisë me lidhjet e saj me Rusinë, Kinën apo Viktor Orbanin, ajo ka arritur të ketë avancime të mëdha në Uashington për shkak të investimeve në lobizëm. Kosova duhet urgjentisht të rrisë prezencën e saj atje”.

Ndër të tjera, Martin Vulaj u pyet për letrën e Tre Kongresmenëve për Kosovën në NATO.

“Kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mark Lawler kanë dorëzuar një rezolutë që kërkon integrimin e Kosovës në NATO si një interes strategjik amerikan për paqen në Ballkanin Perëndimor.

E quaj këtë një hap shumë të rëndësishëm, kongresmeni Keith Self është tejet i vendosur për këtë qëllim”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026

Rezoluta për Kosovën në Kongresin Amerikan, Kostreci analizon sfidat e zbatimit

E ftuar në një lidhje live nga Uashingtoni për emisionin “Balkan Talks”, publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci komentoi nismën e tre kongresmenëve amerikanë për paraqitjen...
21:24 | 01/05/2026