VIDEO/ Atmosferë sportive në Vlorë, turistet e huaja bëjnë fitnes në Lungomare

18 Maj 2026 | 11:40

Dhjetëra turiste të huaja kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të zhvilluar aktivitete fitnesi në natyrë, duke sjellë një atmosferë sportive dhe energjike përgjatë vijës bregdetare.

Grupi ndodhet prej disa ditësh në qytet, ku çdo ditë organizon seanca stërvitore në zona të ndryshme të Vlorës. Këtë të shtunë, turistet zhvilluan për disa orë ushtrime në grup në plazhin e Lungomares, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe pushuesve që ndodheshin në zonë.

Me aktivitete sportive në rërën e bregdetit dhe ushtrime të koordinuara, ato krijuan një pamje mjaft interesante për kalimtarët, ndërsa shumë qytetarë janë ndalur për t’i ndjekur nga afër stërvitjet e tyre në natyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026