Gazetari tregon si hyjnë “eskortat” në burgje, Hoxha: Futen dhe si infermiere për t’u matur tensionin të dënuarve
I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha është ndalur në debatin e hapur ditët e fundit mbi çështjen e të ashtuquajturave “eskorta”, që dyshohet se kanë akses edhe në ambientet e burgjeve për takime me të dënuar. Hoxha theksoi se kjo temë ka marrë vëmendje të madhe për shkak të emrave që përfliten dhe natyrës sensitive të saj.
Sipas Hoxhës, problemi qëndron tek mënyra se si justifikohen hyrjet në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku në disa raste përdoren dokumente të falsifikuara ose prezantime të rreme si familjarë, infermierë apo edhe role të tjera të mundshme. Ai shton se ligjërisht, hyrja në burg duhet të jetë e kufizuar vetëm për personat e autorizuar, por në praktikë, sipas tij, ekzistojnë hapësira që shfrytëzohen për shkelje të rregullave, shpesh me dijeninë ose tolerimin e strukturave përgjegjëse.
“Në vetvete ajo është një lloj lajmi që merr shumë vëmendje, për shkak edhe të emrave që përfliten. Ajo është një marrëdhënie që kryhet midis dy palëve. Nuk është e ligjshme që dikush të futet aty në burg, por nuk të fusin dot me zor. (Eskorta) që shkon atje brenda, ka rënë dakord që të shkojë. Ka rënë dakord për miqësi, për shoqëri, për pagesë – kjo është tjetër punë, kryesisht në rastet më të mëdha me pagesë. Dhe këtë gjë ata e rregullojnë duke falsifikuar dokumentacionin. E bëjnë ose si të afërm, sepse ligji e ka përcaktuar qartë: ti do të takosh familjarët që i ke të tutë. Unë kam thënë herë të tjera që aty janë futur edhe si psikologe! Tani, forma se si ata e fusin… ata zgjedhin çfarë të duan. Nëse drejtori i burgut ka ‘bon sens’ (mirëkuptim), ajo është thjesht çështje etikete. Po ai mund të thotë: ‘Do çojmë një infermiere t’i masi tensionin se ka luhatje tensioni’. Ne kemi pasur punonjëse që ishin brenda aty që ngelën shtatzënë në burg, se s’përdorin as mjetet mbrojtëse. Tani, a ka shkelje? Po, ka shkelje të rregullores. Ata edhe në qeli, njëri ha krudo e tjetri ha ushqim burgu. Pra nuk janë njësoj. Mes të barabartëve ka ca që janë më të barabartë. Pra, në qoftë se ti e lejon njërin… pamë palestrat atje, pra pamë burgun e Peqinit deri ku dhe kazanë rakie, janë kapur atje brenda. U vra (një i dënuar) me burgim të përjetshëm atje, në vendin që supozohej që ishte më i sigurti”, tha Hoxha.
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Ja çfarë ka arritur, ne nuk e parashikojmë dot
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…