Kandidati për ambasador në Shqipëri raporton nesër në Senatin amerikan

19 Maj 2026 | 20:46

Nesër, në orën 16:00 me orën lokale shqiptare, kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të raportojë para Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan.

Seanca dëgjimore është pjesë e procedurës së konfirmimit për emërimin e tij në postin diplomatik në Tiranë. Gjatë raportimit pritet të diskutohen prioritetet e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe çështje të bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s. Ai ka mbi 34 vite eksperiencë ushtarake dhe ka shërbyer në poste të rëndësishme në Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Emri i tij u propozua nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026