Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, 55 vite burg për 5 të akuzuarit
Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, të vitit 2021 për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Dënimi për të me 14 vite burg ka mbetur në fuqi, ndërsa për rekursin e Gilmando Danit, u vendos mospranim, për shkak se ai ka ndërruar jetë.
Gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri në dhomë këshillimi, kanë lënë në fuqi dënimin me 55 vite burg në total për 5 të akuzuarit.
Bëhet fjalë për dosjen ku ata ishin shpallur fajtor për gjobëvënie e grupit të strukturuar kriminal.
Më konkretisht, në vendimin e formës së prerë të 5 viteve më Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.
Dani ashtu si gjithë të akuzuarit e tjerë përveç Emiljano Shullazit, ishte liruar dhe u ekzekutua në një atentat mafioz nëntorin e vitit 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit bashkë me mikun e tij, agjentin e AMP, Mustafa Sheqeri.
Ndërkohë Emiljano Shullazi mbahet në qeli edhe për dy dosje të tjera të SPAK, operacionin ‘ asgjë nuk harroet’ lidhur me vrasjet e vitit 2005, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut dhe operacionin ‘revanshi’ ku për të është kërkuar dënimi me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasje në dëm të Durim Bamit, e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë