Protestë edhe në Zvërnec, qytetarët me pankarta dhe thirrje
Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur sot në zonën e Porto Novos dhe në plazhin e Dalanit për të protestuar kundër projektit të zhvillimit turistik në Zvërnec.
Me pankarta ku shkruhej “Larg duart nga Narta” dhe flamuj kuqezi, protestuesit marshuan përgjatë vijës bregdetare, duke kërkuar mbrojtjen e natyrës dhe të zonës së Nartës.
Sipas tyre, kjo zonë ka një rëndësi të veçantë si për komunitetin lokal, ashtu edhe për qytetin e Vlorës në tërësi, duke theksuar nevojën për ruajtjen e saj nga ndërhyrjet ndërtimore.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është njoftuar se protesta pritet të vijojë më vonë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në orën 18:00.
Prej gjashtë ditësh, qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar në kryeqytet, duke kërkuar anulimin e projektit për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin e tij në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.
Protestuesit kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital
Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Qafë Thanë, plagosen dy persona
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
- 16:26 Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital
- 16:22 Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Qafë Thanë, plagosen dy persona
- 16:15 Eva Buzo përshkon ujërat e Jonit në një sfidë të re sportive rreth Ishullit të Sazanit
- 15:56 Natyrë e paprekur dhe tradita lokale, pse turistët po zgjedhin Librazhdin
- 15:38 Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga tre vende afrikane për shkak të Ebola-s
- 15:21 Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar