Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar

6 Qershor 2026 | 14:31

Gati 1 në 9 persona në botë sëmuret çdo vit nga ushqimi i kontaminuar, ndërsa mbi 1.5 milionë njerëz humbin jetën si pasojë e ushqimit të pasigurt.

Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila vlerëson se çdo vit regjistrohen rreth 866 milionë raste sëmundjesh të lidhura me ushqimin e kontaminuar. Më të prekurit janë fëmijët e vegjël. Edhe pse përbëjnë vetëm 9% të popullsisë globale, fëmijët nën moshën 5 vjeç mbajnë pothuajse një të tretën e barrës së këtyre sëmundjeve, me rreth 143 mijë vdekje të regjistruara në vitin 2021.

Sipas ekspertëve, shumica e rasteve shkaktohen nga bakteret, viruset dhe parazitët që transmetohen përmes ushqimit, ndërsa substancat kimike si plumbi dhe arseniku përbëjnë një rrezik të veçantë, pasi lidhen me sëmundje të zemrës, kancer dhe dëmtime të zhvillimit te fëmijët.

Përtej ndikimit në shëndet, ushqimi i pasigurt ka edhe pasoja të rënda ekonomike. OBSH llogarit se çdo vit humben rreth 310 miliardë dollarë nga mungesat në punë dhe kostot e trajtimit mjekësor.

Ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e këtyre rasteve mund të parandalohet përmes përmirësimit të higjienës, sigurisë ushqimore dhe kontrollit më të rreptë të produkteve që arrijnë në tryezën e konsumatorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare...
16:26 | 06/06/2026

Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Qafë Thanë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...
16:22 | 06/06/2026

Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore Shqipëri-Luksemburg, e cila...
15:14 | 06/06/2026