Të moshuarit në Përmet: Me pensionin nuk mbulojmë as shpenzimet minimale

6 Qershor 2026 | 15:05

Të moshuarit dhe pensionistët në Përmet shprehen se po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe sociale, ndërsa pensionet që marrin nuk mjaftojnë për të përballuar kostot e jetesës së përditshme.

Sipas tyre, rritja e vazhdueshme e çmimeve ka rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike, ndërsa shumë të moshuar jetojnë të vetëm pasi fëmijët e tyre janë larguar në emigracion.

“Ne punojmë, as bukën nuk e nxjerrim dot. Nuk kemi asnjë ndihmë ekonomike, vetëm me pension. Çfarë do të bëjmë për të jetuar?”, shprehet një pensionist.

Një tjetër i moshuar thotë se situata është tepër e vështirë për këtë kategori të shoqërisë.

“Nuk e përballojmë dot jetesën. Kemi vështirësi dhe nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne”, shprehet ai.

Ndërkohë, një pensionist tjetër thekson se të ardhurat mujore nuk mbulojnë as shpenzimet bazë.

“Nuk përballohet. Unë marr 107 mijë lekë pension. Çfarë mund të bëj me kaq pak para? Duhet të paguaj dritat, ujin”, thotë ai.

Të moshuarit kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore, rritje të pensioneve dhe mbështetje konkrete për kategoritë në nevojë, në mënyrë që të përballojnë më lehtë jetesën dhe sfidat e përditshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare...
16:26 | 06/06/2026

Përplasen dy makina në aksin Pogradec–Qafë Thanë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...
16:22 | 06/06/2026

Eva Buzo përshkon ujërat e Jonit në një sfidë të re sportive rreth Ishullit të Sazanit

Eva Buzo, avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane në not, është rikthyer sërish në Vlorë për të ndërmarrë një tjetër sfidë të rëndësishme në ujëra të hapura....
16:15 | 06/06/2026