Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për t’u pajisur me formularin zyrtar që mundëson mbledhjen e firmave në mbështetje të një nisme për ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, Kume sqaroi arsyet se pse ky grup aktivistësh e mori këtë nismë.
Kume u shpreh se një nga nismat kryesore për kërkesën për ndryshime në Kodin Zgjedhor lidhet me ndërhyrjen e parave të pista në procesin zgjedhor, frikësimin e zgjedhësve dhe shitblerjen e votës.
Gjithashtu, Kume tha se një tjetër problem i madh që kërkohet të zgjidhet përmes këtij propozimi është depolitizimi dhe departizimi i administratës zgjedhore në nivelet e dyta dhe të treta, pra në komisionet zonale, komisionet e qendrave të votimit dhe grupet e numërimit.
“Rezultat i faktit që Shqipëria është ndarë në 12 zona zgjedhore, i krijojmë mundësi qytetarëve që ata të jenë kontribues me vendimmarrjen e tyre për ata që do të fitojnë mandatin dhe do të jenë përfaqësues, pra do të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. I krijojmë mundësi shumë të mira në ndarjen e mandateve duke pjesëtuar me numra tek partive të vogla.
Problem tjetër i madh që neve kemi kërkuar që të zgjidhet nëpërmjet propozimeve tona është departizimi, depolitizimi i administratës zgjedhore në nivelin e dytë dhe të tretë, pra në komisionet zonale, në komisionet e qendrave të votimit dhe në grupet e numërimit. Ne kemi kërkuar nëpërmjet këtyre propozimeve që rezultati politik i procesit zgjedhor të dali në qendrat e votimit. Ne kemi kërkuar që qytetarëve t’ju jepet mundësia për të ushtruar atë çka kushtetuta ju parashikon, të drejtën për të propozuar kandidatë në mënyrë proporcionale me atë që kanë partitë politike. Partitë politike garojnë me lista zgjedhore, t’ju njihet e drejta dhe qytetarëve të garojnë me lista kandidatësh, lista të qytetarëve, siç bëhet në Kosovë, siç bëhet në Itali e kështu me radhë, duke i dhënë në këtë mënyrë hapësira shumë më të mëdha veprimit të qytetarëve në një garë të ardhshme zgjedhore pa qenë e domosdoshme që të hyjnë nën siglën e një partie politike të caktuar.
Ne kemi kërkuar që të forcohen shumë më tepër sesa këto që kemi sot, dhe kemi treguar se si i kemi formuluar edhe dispozitat, hapësirat për keqpërdorimin e administratës, për keqpërdorimin e financave, për ndërhyrjen e parave të pista në procesin zgjedhor, për indimidim e zgjedhësve, për shitblerjen e votës e kështu me radhë. Pra ajo që neve kemi synuar të bëjmë, dhe po e them dhe një herë, nuk është punë vetëm e atij grupi që jemi të detyruar sipas ligjit kur paraqesim kërkesën për të nisur këtë proces legjislativ t’i kemi të rreshtuar si emra. Jo, ajo çka është shkruar aty është produkt, edhe një herë po e them, produkt i shumë të tjerëve dhe organizatave të tjera siç është “Qëndresa Qytetare”, midis tyre “Shoqata për Kulturë Demokratike” e kështu me radhë.
Pra, çfarë ne synojmë të realizojmë është të mirërregullojmë legjislacionin për të bërë më mirë të mundshme funksionimin e demokracisë dhe realizimin e asaj të drejte kushtetuese që kanë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, e cila në nenin e dytë të kushtetutës thotë: “Populli është sovran dhe e ushtron sovranitetin e tij nëpërmjet zgjedhjeve”.
Pra këtë jemi përpjekur ta bëjmë. Tashmë ja këtu janë qytetarët që duan të bëjnë pjesë dhe të japin mendime, dhe hajde të punojmë gjatë gjithë kësaj periudhe të grumbullimit të firmave për ta mirërregulluar këtë propozim, për të çuar pastaj nesër një draft, një draft-ligj në Kuvendin e Shqipërisë i cili më mirë se ky i sotmi do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira, demokratike dhe në plotësim të standardeve”, u shpreh ai.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 20:01 Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik
- 19:53 Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqen edhe Alesia Balliu dhe Asllan Dogjani
- 19:29 Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus, drejtonte municionin raketor të ushtrisë ruse
- 19:10 Protesta e 11-të para Kryeministrisë, protestuesi: Të ngremë një Kuvend Kombëtar
- 19:06 “Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen
- 18:58 Arrestohet piloti i Air Canada, fluturoi për 17 vjet me patentë të falsifikuar