Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
16 Qershor 2026 | 10:24

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje të realizuar në Bazel të Zvicrës, ku sipas tij janë ngritur pretendime se udhëtimi është kryer me shpenzime të shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama mohoi këto pretendime, duke theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij në shërbimin publik nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me fondet shtetërore.

Rama sqaroi se ndodhej në Zvicër me një ftesë private nga Art Basel, panairi ndërkombëtar i galerive më prestigjioze të artit në botë, ku janë ekspozuar edhe veprat e tij. Sipas tij, udhëtimi dhe qëndrimi prej një dite e gjysmë janë përballuar plotësisht nga ai dhe bashkëshortja e tij, pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

“Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.

Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Iranit: Memorandumi me SHBA, një hap i madh drejt bisedimeve, por jo një marrëveshje përfundimtare

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha të hënën se një memorandum mirëkuptimi me SHBA-në përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës dhe fillimit të...
21:31 | 15/06/2026

37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin

Një 37-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në liqenin e Ulzës, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, rreth...
20:49 | 15/06/2026

Aksident në Gjirin e Ksamilit, mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë! Shënohet një viktimë

Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të...
19:55 | 15/06/2026