“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…

24 Qershor 2026 | 22:09

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar disa nga episodet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se disa veprime të regjistruara gjatë tubimit nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë dhe mbartin ndikime të huaja.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Karamuço u ndal te incidenti i heqjes së flamurit izraelit, duke e cilësuar atë një akt të organizuar dhe të papranueshëm.

“Ka pasur disa episode në protestë që unë nuk i pranoj dhe sigurisht që kanë ndikim të huaj, nuk janë fare shqiptare. E para, të hipësh në podium dhe të thuash se izraelitët duhet të dëbohen nga Shqipëria, ndërsa ai person del i radikalizuar”, u shpreh Karamuço.

 “Janë bërë disa shoqërime për atë flamur. Ishte një vajzë e stërvitur, e cila nuk hyri nga krahu i ambasadës, por nga krahu i Shtëpisë me Gjethe. Kjo për mua është shumë e shëmtuar”, deklaroi ai.

Karamuço theksoi se, pavarësisht qëndrimeve të tij kritike ndaj situatës në Gaza, përdhosja e simbolit të një shteti me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie të gjata historike nuk mund të justifikohet.

“Unë kam folur për shfarosjen në Gaza, por kur vjen puna te përdhosja e simbolit të një shteti me të cilin ne kemi një histori të gjatë marrëdhëniesh, kjo është e papranueshme”, tha ai.

Profesori i kriminalistikës shtoi se vajza kishte qenë e maskuar dhe se disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

“Ajo vajzë ka qenë e maskuar. Janë shoqëruar disa vajza dhe janë marrë në pyetje. Këta nuk janë qytetarët. Shfrytëzohet një moment i caktuar për të bërë këto veprime. Ata qëndrojnë në perimetër për të dhënë mesazhe të caktuara dhe për të njollosur Shqipërinë”, përfundoi Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara...
22:33 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste

Pedagogu Erlis Çela bëri një bilanc politik të protestës që po zhvillohet prej 24 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se humbësit më të mëdhenj deri...
22:39 | 23/06/2026