Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

25 Qershor 2026 | 12:56

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Poloni, ku mbajti edhe një fjalim të shkurtër.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se procesi i rindërtimit të Ukrainës nuk mund të presë përfundimin e luftës dhe se kjo duhet parë si një investim strategjik për sigurinë e gjithë kontinentit, e jo si bamirësi. Ai theksoi se rindërtimi i Ukrainës dhe integrimin europian i Ballkanit kontribuojnë në forcimin e Europës.

“Ideja e këtij takimi, besoj, është shumë e thjeshtë, nëse rindërtimi pret deri në shkrepjen e plumbit të fundit, atëherë do të jetë tashmë shumë vonë. Dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu sot. Ndërkohë, Ukraina tashmë po rindërtohet ndërsa po mbron veten.

Ky është kuptimi i madh i kësaj konference, dhe Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë, Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtin vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj.

Nga ana tjetër, ne gjithashtu shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si procese që forcojnë njëra-tjetrën. Të dyja kanë të bëjnë me përmbylljen e Evropës, forcimin e rezistencës dhe uljen e dobësive strategjike.

Sigurisht, rindërtimi nuk është bamirësi, është strategji. Nuk ka të bëjë vetëm me riparimin e asaj që është shkatërruar, por me ndërtimin e një Ukraine demokratike, evropiane, moderne dhe të qëndrueshme, dhe me tregimin se e gjithë Evropa është e aftë ta bëjë këtë.

Pra, në përfundim të fjalimit tim të shkurtër, për të cilin jam i sigurt se e vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Evropës, Evropa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, është shprehur Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026