Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë
Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten programin “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vlerë 1.5 miliardë euro për transformimin e infrastrukturës urbane dhe shërbimeve publike në vend.
Një nga shtyllat kryesore të programit është modernizimi i transportit publik. Rama bëri të ditur se do të krijohet një kompani e përbashkët mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive për furnizimin e tyre me flota të reja autobusësh elektrikë. Procesi do të nisë fillimisht në bashkitë me fluksin më të lartë të turistëve, me synimin që më pas të shtrihet në të gjitha njësitë vendore.
Po ashtu, programi parashikon ndërtimin e parkimeve nëntokësore dhe mbitokësore në qytete, si pjesë e një faze të re të zhvillimit urban dhe menaxhimit të trafikut.
“Është e papranueshme që ne të synojmë të ngjitemi më lart si vend turistik dhe të besojmë se mund ta arrijmë këtë vetëm duke mirëmbajtur atë që kemi. Do të krijojmë një kompani të përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë për t’i furnizuar me autobusë elektrikë të një gjenerate të re, duke nisur nga ato me fluksin më të madh të turistëve. Një tjetër komponent janë parkimet. Nuk mund të mos hyjmë në një fazë të re të ndërtimit të parkimeve në qytete, nëntokësore dhe mbitokësore”, deklaroi kryeministri.
Sipas Ramës, programi përfshin gjithashtu masa për fuqizimin e ekonomisë lokale dhe mbështetjen e bizneseve të vogla e të mesme përmes garancive sovrane, si dhe financimin e sipërmarrjeve që synojnë zgjerimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e start-up-eve.
“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do të dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen