Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së më 15 korrik, zbulohet mesazhi i kryetares së re Julia Emiri
Të mërkurën më 15 korrik do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka zbuluar detaje të reja si dhe mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga kryetarja e re Julia Emiri lidhur me mbledhjen.
Në mesazh bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 18:00.Ndër të tjera, Hoxha shton se në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e një ekipi që do të jetë pranë kryetarit të PD-së në drejtimin e partisë.
Mesazhi i plotë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.
Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:
a-)Sekretarit të Përgjithshëm;
b-)Nënkryetarëve të PD-së;
c-)Sekretariatit të PD-së;
d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.
2-Të tjera.
Ju falemnderit!
U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:02 Pakistani dhe Arabia Saudite të shqetësuar nga tensionet SHBA-Iran: Minon përpjekjet drejt paqes
- 14:55 Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim