Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim.
Selmani akuzohet si pjesë e grupit kriminal që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 2019.
Çështja ndaj tij u kthye më herët për rigjykim në Shkallën e Dytë nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi që procesi të rishikohej edhe një herë në Apel. Megjithatë, pas shqyrtimit, Apeli i GJKKO-s ka vendosur të mos ndryshojë masën e dënimit të dhënë më parë.
Gjatë seancës së sotme ku u shpall vendimi, Ilir Selmani nuk u paraqit fizikisht. Pas këtij vendimi të formës së prerë nga Apeli, ai pritet të transferohet nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, në të cilën ndodhej, për t’u dërguar në një burg të sigurisë së lartë.
Ilir Selmani është shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko konsiderohej krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2022.
Disa ditë më parë pranë banesës së tij, e cila ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, i konsideruar si një person me lidhje të ngushta me grupin e Ervis Martinajt. Ky zhvillim ka bërë që hetuesit të dyshojnë se mund të ishte planifikuar një atentat për hakmarrje.
Momente tmerri në Theth, guri depërton në makinë, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush
Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri depërton në makinë, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush
- 10:30 Historike, Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup” me ekipin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale
- 10:21 Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran