Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

21 Korrik 2026 | 20:07

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane.

Sipas mediave italiane, drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari i tij Leonardo janë takuar me trajnerin katalanas në Barcelonë, ku i kanë prezantuar projektin e ri teknik të “Axurrëve”.

Guardiola, i cili së fundmi mbylli aventurën 10-vjeçare te Manchester City, ka bërë të ditur se nuk ka nxitim për t’u rikthyer menjëherë në pankinë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur federatën italiane që të provojë ta bindë për të marrë drejtimin e kombëtares.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malago, ka deklaruar se zgjedhja e trajnerit të ri do të varet nga gatishmëria e kandidatit, kërkesat financiare dhe mundësitë e federatës.

Sipas raportimeve, përgjigjja e Guardiolës pritet në orët ose ditët e ardhshme. Ndërkohë, Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo mbeten alternativa të tjera në listën e kandidatëve për pankinën e Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026

“Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private

Pushimet verore janë kthyer në një luks për shumë qytetarë vlonjatë, veçanërisht për pensionistët, të cilët thonë se nuk arrijnë të përballojnë tarifat e plazheve...
19:58 | 21/07/2026