Ekspertët: Përmbytjet në Evropë sinjalizojnë nevojën urgjente për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike

18 Korrik 2021 | 13:51

Pikërisht në një kohë kur Bashkimi Evropian po prezantonte planet për të shpenzuar miliarda euro për të mbajtur nën kontroll ndryshimet klimatike, re masive u mblodhën mbi Gjermaninë dhe shtetet fqinje, duke sjell me vete shtrëngata dhe stuhi të pashembullta, që morën jetë njerëzish dhe lanë mbas dëme materiale të konsiderueshme.

Paçka se paralajmërimet kanë qenë të shumta, politikanët dhe parashikuesit e motit mbetën të shtangur nga egërsia e reshjeve që shkaktuan përmbytje të menjëhershme, të cilat i morën jetën më shumë se 150 qytetarëve evropianë gjatë javës që shkoi.

Shkencëtaret e klimës argumentojnë se lidhja mes motit ekstrem dhe ngrohjes globale tashmë është e pagabueshme dhe se nevoja urgjente për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike është e pamohueshme.

Profesori i fizikës oqeanike, Stefan Rahmstorf, duke ju referuar valëve të të nxehtit që kapën shifra rekord në SHBA dhe Kanada, tha se “disa janë aq ekstreme sa praktikisht do të ishin të pamundura nëse s’do të ishte për ngrohjen globale.”

Dhe shkencëtarët e klimës i drejtojnë gishtin dy çështjeve specifike që kanë kontribuar në katastrofën e javës së shkuar.

Së pari, me çdo 1 gradë Celsius rritje në temperaturë, lagështia në ajër mund të rritet me 7%. Kjo tregon gjithashtu se masat ajrore mund ta mbartin ujin për një kohë më të gjatë, gjë që shkakton thatësira, por në momentin që shkarkohet mund të sjellë edhe reshje masive e të dendura shiu.

Një tjetër faktor thelbësor është tendenca e stuhive për të qëndruar në një vend për një kohë më të gjatë se normalisht, duke shkarkuar sasi gjithnjë e më të mëdha shiu në hapësira gjithnjë e më të vogla toke. Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave është një tjetër faktor kontribuues.

E vërteta është se edhe nëse ne i ulim në mënyrë drastike emetimet e gazrave serë në dekadat e ardhshme, sasia e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë që janë akumuluar tashmë në atmosferën tonë, do të bëhen shkak që moti ekstrem të bëhet më i zakonshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se këto fenomene do të godasin ato zona që nuk janë të përgatitura në mënyrë veçanërisht të ashpër.

“Ne duhet të ndryshojmë mënyrën si ndërtojmë – godinat, hapësirat e jashtme, qytetet tona – në mënyrë që të jenë më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike,” tha Lamia Messari-Becker, profesoreshë e inxhinierisë.

“Ngjarje si këto të sotshmet apo të djeshmet nuk ishin të papritura, por madhësia dhe fuqia e tyre janë ato që po na shtangin gjithnjë e më shumë,” përfundoi shkencëtari i klimës Ernst Rauch.

LEXONI GJITASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026