Ambasadori i BE, Soreca: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe BE ka ndryshuar

26 Mars 2020 | 15:28

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca e cilësoi 24 marsin një ditë historike për Shqipërinë, duke iu referuar hapjes së negociatave me BE-në. Z. Sereca numëroi si arritje të fundit të Shqipërisë krijimin e SPAK, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të BKH-së dhe kreut të ILD-së.

“Tani marrëdhënia mes Shqipërisë dhe BE-së ka ndryshuar. Tani bashkëpunimi është më i madh, mbulon të gjitha fushat a mundshme”, deklaroi ambasadori i BE.

Ambasadori tha se me vendimin për hapjen e negociatave, Shqipëria do të bëhet pjesë e shumë programeve që janë të vlefshme për vendet anëtare të unionit. “Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi të jenë pjesë e programeve për arsimin transportin, bujqësinë apo larg qoftë edhe të ndihmës prej fatkeqësive natyrore”, u shpreh ai.

Ambasadori i BE-së nënvizoi se, Shqipëria duhet të plotësojë katër kushte para se të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri-BE. Z. Soreca përmendi reformën zgjedhore, funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, krijimi i organeve të specializuara antikorrupsion si dhe fuqizimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kurse, plotësimi i kushteve të tjera do të jetë i shtrirë në kohë.

“Kushtet që janë vendosur, që Shqipëria të ulet në Konferencën Ndërqeveritare është reforma zgjedhore të miratuar në linjë të plotë sipas rekomandimeve të OSBE dhe transparenca e financimit të partive gjatë fushatës elektorale. Vazhdimi  i reformës gjyqësore, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë por dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe implementimi i plotë i SPAK dhe BKH”, deklaroi z. Soreca.

Lidhur me faktin se kur, Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së, ambasadori Soreca tha se kjo do të varet nga reformat që do të kryhen. Z. Sorenca gjithashtu saktësoi se fondi prej 50 milionë euro që BE po i jep Shqipërisë për të luftuar COVID-19 është në formën e grantit dhe nuk bëhet fjalë për kredi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026