Aleksandër Çipa: Pandemia e COVID-19 do të ndikojë negativisht në financat e medias shqiptare
Pandemia botërore e Covid-19 duket se ka patur impakt të menjëhershëm edhe në financat e medias shqiptare. Këtë e ka konfirmuar në një lidhje të drejtëpërdrejtëpër Euronews Albania edhe kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.
“Ne jemi të shqetësuar pasi shohim se në të gjithë skenën mediatike të vendit do të ketë një ndikim të fuqishëm negativ nga ana financiare. 70% e stafeve redaksionale dhe strukturat e programacionit në mediat audovizive kanë ndryshuar. Ka 13 ditë që shtypi i shkruar ka ndaluar së qarkulluari dhe botuari dhe si rrjedhojë stafet e tyre janë të gjitha në karantinë, në shtëpi. Ne si Union i Gazetarëve Shqiptarë konstatojmë se janë rreth 6120 punonjës aktualisht në skenën mediatike, të cilët numerikisht janë reduktuar dhe pasojat nuk janë vetëm mbi ata individualisht, por edhe mbi pjesëtarët e familjeve të tyre. Në muajin e ardhshëm pasojat mund të jenë edhe më të rënda. Rrezikojnë shumë familje të mos përballojnë kostot e jetesës dhe duhet ta them që një pjesë e mirë e reporterëve në median shqiptare banojnë me qira dhe kanë detyrime financiare për kreditë e banesave të tyre. Unë këtu flas për shumicën e stafeve në mjedisin mediatik që jetojnë në kushte minimaliste, nuk flas në emër të atyre gazetarëve që mund të përfshihen te pjesa e oligarkëve”, u shpreh Çipa.
I pyetur rreth reagimit që ka patur Unioni i Gazetarëve për këtë situatë Çipa u shpreh se para 8 ditëve ka patur një deklaratë drejtuar qeverisë për të përfshirë median në paketën e ndihmës financiare për shkak të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e pandemisë. Ai ka bërë një paralelizëm duke thënë se përfaqësues të organizatave ndërkombëtare me qendër në Gjenevë dhe në Bruksel janë duke negociuar me qeveritë kombëtarë për ndihmesën e medias në kushtet e një pandemie dhe një krize të tillë globale.
“Në nivele të ngushta është duke u diskutuar se si mund të realizohet një kontribut i tillë ndihme emergjence. Në javën që vjen do të kemi komunikim me përfaqësuesit e komisionit parlamentar të medias, ndërsa publikisht u jemi drejtuar edhe autoriteteve më të rëndësishme vendase, kryeministrit, presidentit dhe kryetarit të parlamentit të vendit”, tha Çipa.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës