Euro shënon vlerën më të lartë që ka arritur në një vit

27 Mars 2020 | 15:50

Që prej momentit që qeveria vendosi kufizime të lëvizjeve të qytetarëve, pasuar me mbylljen e një numri të lartë aktivitetesh ekonomike, euro filloi të rivlerësohej. Në 19 Mars, 1 euro kishte vlerën e 123.03 lekëve, vlera më e lartë që prej të paktën 5 muajsh; ndërsa një javë më vonë në 27 mars, sipas Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 125.4 lekë, vlera më e lartë prej afërsisht një viti.

Sipas ekspertëve dhe aktorëve të tregut, euro po rritet prej reduktimit të tregtisë për shkak të kufizimeve kufitare prej situatës së krijuar nga coronavirusi i ri. Gjithashtu oraret e reduktuara të qarkullimit të qytetarëve ka sjellë një rënie të shkëmbimeve valutore, që do të thotë se nuk ka një ofertë për valutë të huaj në treg. Të vetmit që janë duke blerë euro sipas aktorëve, janë aktivitetet e tregtimit ushqimor, pasi, sipas një akti normativ të qeverisë këto biznese duhet të sigurojnë furnizime për 3 muaj, por edhe se pse konsumi është fokusuar aty.

Disa aktorë janë shprehur se kjo është një situatë normale e tregut valutor, dhe që në fakt ka qenë leku i mbivlerësuar kundrejt euros, kjo për arsye të ofertës së lartë të valutave në treg, investimeve të huaja, apo edhe parave të futura në mënyrë informale në sistemin ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026