Politologu: Pse shqiptarët vlerësojnë më shumë Manastirliun dhe Ballukun
Qytetarët shqiptarë janë të mendimit se dy ministret e kabinetit Rama duhet të jenë pjesë e qeverisë përgjatë mandatit të tretë.
Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe atë të Infrastrukturës Belinda Balluku, të cilat në sondazhin e kryer nga Euronews Albania kanë marrë vlerësim më të lartë në krahasim me ministrat e tjerë.
Politologu Adri Nurellari thotë se vlerësimi për znj. Manastirliu ka ardhur për shkak të pandemisë COVID-19, pasi fokusi kryesor i njerëzve ka qenë shëndeti.
Ai gjithashtu shprehet se znj. Manastirliu ka përfituar politikisht edhe falë fushatës së vaksinimit “Shqipëri buzëqesh”, që u bë nga qeveria Rama.
“Vëmendja më madhe ka qenë tek Manastirilu, sepse pandemia ka diktuar cilësinë e jetës dhe mënyrën e të vepruarit në këto dy vite. Njerëzit kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt, sepse të gjithë kemi qenë të frikësuar. Kemi pasur njërëz të sëmurë. Njerëzit e kanë bërë që të jenë më të ndjeshëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Manstirliu. Pandemia ishte “asi nën mëngë” i kryeministrit Edi Rama. Rama u fokusua si shpëtimtar, që solli vaksinat në moment të fundit. Në këtë kuptim ka përfituar Manstirliu nga kjo strategji elektorale”, tha ai.
Pyetur nga moderatorja Bruna Çifligu mbi arsyet se pse qytetarët kanë vlerësuar pozitivisht ministren Belinda Ballluku, Nurellari tha se njerëzit përgjithësisht ndihen të kënaqur kur shohin investime në rrugë.
“Njëjtë mund të flasim edhe për Ballukun. Një ndër gjërat që qeveritë fitojnë zgjedhjet në Shqipëri është asfalti. Vazhdon tradita që investimet infrastrukturore ka bërë që znj. Balluku është renditur si e dyta më popullore. Kur qytetarët shikojnë se marrin diçka në këmbim nga taksat janë të kënaqur. Ministritë që mbulojnë janë relevante dhe kanë zënë një peshë të veçantë në fushatën zgjedhore”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve