A dënohet nëna nëse fëmija lindi i vdekur? Ja si përgjigjet avokatja…
Avokatja Eranda Gjonaj tha se 42-vjeçarja Leta Koçi e cila hodhi foshnjën në lumin e Tapizës mund të mos mbajë përgjegjësi penale.
E ftuar në “Good Morning Albanians”, avokatja tha se do të shikohet fillimisht nëse foshnja ka lindur i vdekur apo është mbytur më pas e në varësi të kësaj do të jepet edhe përgjegjësia penale.
Ajo tha se nëse foshnja është vrarë edhe fëmijët e 42-vjeçares mund të akuzohen për ndihmë në fshehjen e veprës penale, ndërsa nëse foshnja ka lindur e vdekur, ka shumë mundësi që mos të mbahet përgjegjësi penale.
“Nëse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe konstatohet se foshnja është mbytur, është vrarë, unë nuk mund të them se do të quhen bashkëpunëtorë, por mund të quhen ndihmës pasi kanë ndihmuar në fshehjen e veprës penale.
Ndërsa nëse nuk kemi mbytje të foshnjës quhet dhunimi i kufomës, unë do doja që nëna të mos mbante përgjegjësi, pasi nuk e di si është gjendja e saj, [por nëse dikush ka asistuar për fshehjen e kufomës indirekt mund të ketë asistuar edhe në dhunimin e kufomës. Intuita ime më thotë se nëse fëmija ka lindur i vdekur nuk do të ketë përgjegjësi penale”,-tha avokatja Eranda Gjonaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë