A do i “fundosë” Sky ECC të ndaluarit? Avokati: Pse nuk mjaftojnë vetëm përgjimet

11 Maj 2024 | 21:12

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë që rrëzoi përdorimin si provë ne proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.

I ftuar në studio avokati Jordan Daci tha se përgjimet e SKY nuk duhet të përdoren si prova as në Shqipëri, pasi drejtësia nuk mund të jetë një produkt i teknologjisë.

Ai theksoi se nëse do të ishte prokuror nuk do t’i bënte publike hetimet dhe do t’i mbante nën përgjim të gjithë personat deri sa t’i arrestonte në flagrancë me prova të ligjshme.

“Vetëm me përgjimet e SKY ky proces nuk mund të jetë proces. Sepse kemi dhe një parim tjetër, që prova shkencore është zero nëse nuk mbështetet me prova të tjera. Dhe përgjimet e Sky janë prova shkencore. Nëse s’ma lidh me gjëra të tjera kjo provë nuk qëndron. Nuk mund të jetë drejtësia produkti i një teknologjie, pasi po shkuam aty nuk është drejtësi. Nëse unë do të isha prokuror nuk do ta kisha bërë fare publike dhe do të kisha vendosur në përgjim të gjithë personat për një kohë të gjatë.  Do verifikoja vendodhjet, do merrja GPS et e makinave, do kisha bërë lidhjet midis numrave dhe për të provuar faktin dhe për t’i kapur në flagrancë. Këto prova mund të përfitohen dhe në një periudhë të mëvonshme. Përgjimet do ishin me lejen e gjykatës dhe do ishin prova të ligjshme”, tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026