Fenomeni i pazakontë/ Pse po bien krimba të gjallë nga qielli në Kinë?
Pak ditë më parë një fenomen i çuditshëm ndodhi në një qytete të Australisë ku ranë peshq të gjallë nga qielli.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur ditët e fundit në provincën Liaoning në Kinë…por me krimba.
Është e paqartë nëse krimbat që bien nga qielli janë rezultat i ngjarjeve natyrore të motit apo i ndonjë faktori tjetër, por ngjarja ka ngjallur shumë interes në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehin habi, kuriozitet, madje edhe neveri për këtë ndodhi të çuditshme.
Videot janë bërë shumë virale dhe kudo ka pasur krimba toke, të shpërndarë mbi makina dhe në rrugët e Liaoning. Madje këmbësorët u panë duke mbajtur çadra për t’u mbrojtur nga “shiu i krimbave”.
Një video që supozohej të tregonte objekte të ngjashme si krimbat që bien nga qielli në Pekin gjithashtu qarkulloi në mediat sociale, por ka edhe nga ata që kundërshtojnë vërtetësinë e saj. Disa përdorues të rrjeteve sociale pohuan se ishte shi insektesh, një fenomen ku krijesa të vogla si peshqit ose bretkosat bien nga qielli gjatë stuhive të forta ose tornadove, siç është vërejtur më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë