English

Abazoviç: Qeveria e re në Mal të Zi mbështetet nga 46 deputetë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I mandatuari për formimin e qeverisë së Mal të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi është gati për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

- Advertisement -

Gjatë një konference për shtyp, Abazoviç u shpreh se qeveria e re do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve, raporton media malazeze, CDM.

“Kemi arritur një zgjidhje. Ideja është zhbllokimi i Malit të Zi dhe zgjedhja e institucioneve funksionale në vend të kaosit. Nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione. Institucionet duhet së pari të funksionojnë,” tha Abazoviç.

Sipas tij, prioritetet janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, rinovimi i strukturës negociatore, krijimi i një mjedisi për investime të reja si dhe rregullimi i marrëdhënieve me komunitetet fetare.

Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 20 ministra dhe 18 ministri.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?