“Absurdi me rinovimin e lejeve në Greqi”, Syriza: Do ndihmojmë shqiptarët

18 Janar 2024 | 11:56

“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur”, theksoi kryetari i SYRIZA , Stefanos Kasselakis gjatë takimit që pati, me përfaqësues të organizatave dhe komuniteteve të diasporës shqiptare në Greqi.

Këtë e komentoi për Euronews Albania, Sofia Ioli Buda, bashkëpunëtore në zyrën e kryetarit të opozitës greke, Siriza.

Ajo theksoi se kanë qëllim të diskutojmë çështje si shtetësia, njohja e pensioneve, dhe integrimi real, duke i minuar ndarjet e papranueshme që ka vendosur qeveria aktuale në lejet e qëndrimit të shqiptarëve në Greqi.

Përsa i përket gjuhës shqipe ajo nënvizoi se duhet një studim i detajuar për aplikimin e saktë të saj.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që flas për herë të parë në Shqipëri. Është e vërtetë që kryetari jonë foli për një propozim në gjuhën shqiptare, por nuk foli për një gjuhë zyrtare. Foli për një mundësi zgjidhje si gjuhë e dytë e huaj në sistemin shkollor. Në Greqi shqipja nuk është një gjuhë e cila ofrohet, gjithashtu edhe Shqipëria nuk ofron greqishten. Ne një kuadër ligjor pas konsultimeve me organet përgjegjëse dhe në përputhje me dëshirën e prindërve  dhe fëmijëve për të zgjedhur atë si mësimëdhënie. Do të nevojiten një studim i detajuar për aplikimin e saktë. Me komunitetin shqiptar kemi lidhje historike.

Kjo ka ndikim më të fuqishëm në rajon dhe në Evropë. Sidoqoftë sfidat që përballon komuniteti shqiptar në vendin tonë kanë shtuar pasiguri tek anëtarët. Qëllimi është të diskutojmë çështje si shtetësia, njohja e pensioneve, dhe integrimi real, duke i minuar ndarjet e papranueshme që ka vendosur qeveria aktuale në lejet e qëndrimit. Qëllimi jonë është të propozojmë një ligj për të hequr ndarjet e papranueshme të lejes të qëndrimit që u vendosën nga e djathta.”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026