“Abuzime, një konferencë kushton 190 mijë euro”, Fuga tregon përplasjen me Gjinushin
Një debat i ashpër është zhvilluar një ditë më parë në mbledhjen e Akademisë së Shkencave mes profesorit Artan Fuga dhe kryetarit të Akademisë, Skënder Gjinushi.
Gjatë diskutimit mbi raportin vjetor, Fuga ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si është paraqitur ecuria e institucionit, duke e akuzuar atë për mungesë transparence dhe vetëkritikë.
Në një intervistë për Euronews Albania Fuga tregoi se nuk është hera e parë që ai ngre mendimin e tij kundër dhe është censuruar dhe bullizuar. Sipas tij, në Akademi është duke u abuzuar me paratë publike për aktivitete apo projekte që ajo organizon dhe financon.
“Unë nuk jam dakord që një konferencë qoftë edhe për një çështje të rëndësishme të kushtojë 40 mln lekë, unë nuk jam dakord që një konferencë për eurokodet të kushtojë 5 mln lekët të vjetra, që një akademik, që mund të jetë shumë i nderuar të ketë 11 projekte dhe shumica e projekteve që propozohen brenda 1 viti janë 55 mln lekë të vjetra. Si një akademik mund të përballojë në vit 11 projekte me buxhetet e të marra nga akademia? Nuk jam dakord që një konferencë shkencore të kushtojë 19 mln lekë, projekti i një akademikeje në pension të financohet me 29 mln lekë të vjetra. Për mua është abuzim më paratë publike. Kam vite përballë kësaj sjelljeje censuruese dhe abuzuese në akademi, nuk dëgjohen propozimet që unë bëj”, tha Fuga.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android