English

“Akoma nuk ka realizuar ato që premtoi në 2013”, Alimehmeti: PS nuk ka program

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mehillin”, Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i PD, tha se mendon se PS nuk ka program për zgjedhjet e 11 majit dhe theksoi se edhe në 2013, kur sipas tij PS paraqiti një program, nuk e realizoi atë.

- Advertisement -

Ai shtoi se PS ka 12 vjet në pushtet, por nuk ka realizuar ende ato që premtoi në 2013.

“Thonë që PS ka program, fjalë të përgjithshme, kemi dëgjuar, por nuk kemi parë gjëra konkrete. Megjithatë, e kemi dëgjuar edhe në 2013. Në fakt, kemi dëgjuar nga PS vetëm në 2013 një program, që më vonë e zbuluam se ishte thjesht kaq. Ishin thjesht copa letre, të cilat u hodhën. Po tani, e nisim nga shëndetësia falas. Pyesim njerëzit: A e keni shëndetësinë falas? Nëse e shohim nga pikëpamja e buxhetit, u premtua 5% e prodhimit të brendshëm bruto do të jepej për shëndetësinë, por është 2.9% pas 12 vjetësh që e shkruajnë vetë. Partia Demokratike bëri një amendament për ta çuar 5% të buxhetit bruto në shëndetësi, ndërsa PS votoi kundër për atë premtim që kishte bërë vetë në vitin 2013. Po 5% u premtua për arsimin dhe është diku te 2.4%”, tha Ilir Alimehmeti.

Sipas Alimehmetit, premtimet elektorale të PS janë vetëm fjalë dhe jo vepra, ndërsa theksoi se, nëse vendi do të ishte qeverisur mirë, nuk do të kishte këtë lloj braktisje nga shqiptarët. Ai vuri në dukje se, sipas tij, janë larguar nga vendi rreth 14% e popullsisë.

“Fjalët dhe veprat nuk korrespondojnë pas 12 vjetësh. Po dëgjojmë të tjera fjalë, por jo vepra. Fakti është se një shtet që është duke shkëlqyer dhe rritur ekonomikisht, ku arsimi po përmirësohet dhe ka shëndetësi të mirë, është një shtet që rritet. Njerëzit nuk ikin nga një vend që është mirë; ata ikin nga një vend që është keq. Dhe shqiptarët janë larguar masivisht, gjë që e tregon shumë qartë edhe Censusi”, tha ai.

Alimehemeti theksoi se, sipas shifrave, kombi shqiptar po shkon drejt atyre popujve që po plaken për shkak të largimit të rinisë, dhe foli për premtimet elektorale të PD, duke treguar masat që do të merren nëse kjo parti do të vijë në pushtet.

“Po, është një komb që po plaket, dhe pas plakjes, e dimë shumë mirë se çfarë vjen. Nëse shqiptarët ikin dhe ikin pa kthyer kokën pas, dhe kemi rënie me 14% të popullsisë, ndërkohë që kemi Malin e Zi fqinj që u shtua me 2%, do të thotë se nëse menaxhojmë mirë shtëpinë tonë, do të kemi një rritje dhe mungesë dëshire për të ikur, por për të qëndruar. Ndërsa këtu kemi 12 vjet që ata janë këtu dhe nuk e kanë bërë. Nga ana tjetër, ne duhet të shkojmë drejt një qeverie të qëndrueshme, me taksa të qëndrueshme, me taksën e sheshtë, që ka funksionuar, duke ofruar gjëra që kanë funksionuar, sepse taksa progresive që duket e bukur në vesh, thjesht na i shton kostot, dhe është populli i thjeshtë që paguan, dhe jo ata lartë. Ne si PD rikthehemi te minimumi jetik, ekonomia e qëndrueshme dhe stabiliteti”, tha Alimehemeti.

LEXONI GJITHASHTU:

2 COMMENTS

  1. Thanks I have recently been looking for info about this subject for a while and yours is the greatest I have discovered so far However what in regards to the bottom line Are you certain in regards to the supply

  2. Somebody essentially help to make significantly articles Id state This is the first time I frequented your web page and up to now I surprised with the research you made to make this actual post incredible Fantastic job

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?