Xhafaj hedh poshtë akuzat e opozitës: Programi do jepet nesër, ja pikat kryesore
Në emisionin “Now” të kësaj të enjte, u diskutua lidhur me zgjedhjet e 11 majit, betejën e votave si dhe programet e shpalosura nga partitë.
Etjen Xhafaj, kandidat për deputet i PS-së, ka hedhur poshtë akuzat që opozita ka ngritur ndaj Partisë Sociliste se ata ende nuk e kanë një program.
Xhafaj tha se programi ekziston, janë diskutuar një sërë pikash në një mbledhje të mbajtur me kryeministrin dhe pritet që ky program të bëhet publik ditën e nesërme.
“Prezantimi është bërë. Kemi pasur një mbledhje me kryeministrin të 189 kandidatët e PS, ku është prezantuar pjesa më e madhe e programit dhe pastaj sigurisht që do bëhet një format i cili do të jetë më ndërveprues për të gjithë qytetarët për ta prezantuar zyrtarisht nesër”, tha ai.
Si një person i njohur tashmë me programin, Xhafaj theksoi 3 nga pikat kryesore të programit me në fokus Bashkimin Evropian.
“Nga ana ekonomike programi është punuar prej muajsh duke patur parasysh kërcimin cilësor që Shqipëria ka bërë në këto vite. Fokusi kryesor do të jetë tek Bashkimi Evropian me të gjithë masat, përgatitjet dhe përafrimet si nga ana legjislative por edhe institucionale. Kemi marrë përsipër të mbyllim pjesën ligjore dhe negociatat deri në vitin 2027, dhe pastaj të vijojmë me pjesën politike.
3 fokuset kryesore janë tek energjia ku Shqipëria duhet të jetë një eksportues neto i energjisë, tek turizmi me fokusin e zhvillimit jo vetëm të pjesës bregdetare të vendit por nëpërmjet Paketës së Maleve dhe një sërë nismash të tjera të turizmit kulturor, fetar dhe bukurinë e natyrës, dhe pika tjetër ajo e inovacionit”, u shpreh kandidati i PS, Etjen Xhafaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
- 18:39 Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 18:36 Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira
- 18:31 Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve